4 këshilla për sy të shëndetshëm

4 tips

TË MBROJMË SYTË E FËMIJËVE

Fëmijët përdorin kaska për biçikleta, krem kundër diellit, mbrojtëse gjunjësh, shkallare dhe gota pijesh pa kimikate. Disa njerëz thonë se prindërit e sotëm janë tepër protektiv, ndërsa të tjerë këmbëngulin se ne duhet të përdorim të gjithë njohuritë dhe teknologjinë që kemi  për të mbrojtur fëmijët  tanë sa më shumë që të jetë e mundur. Dyshekë për krevate fëmijësh me monitorë frymëmarrjeje, monitorë bebesh me kamera, gjurmues GPS në orët e fëmijëve… një zgjedhje logjike për disa, por shenja të një prindërimit të mirëkontrolluar për të tjerët. Opinionet për këtë ndryshojnë mjaft sipas  vendit dhe kulturave të ndryshme. Në Holandë  për shembull një vend i shkëlqyer për çiklizëm shumica e fëmijëve ngasin biçikletat e tyre pa kaska mbrojtëse. Në Francë, mbajtja e kaskës është e detyrueshme.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për sytë e fëmijëve, ka mungese informacioni nga ana e prinderve. Syzet e diellit për bebet janë larg standardeve dhe shumë prindër nuk janë të vetëdijshëm për efektet e dëmshme të ekraneve dixhitale në sytë e fëmijëve. Çfarë bëjnë prindërit me këtë informacion varet nga ata, por është e rëndësishme që ata të paktën të informohen rregullisht për pamundësinë e syve të fëmijëve. Opticienët mund të luajnë një rol  të rëndësishëm në këtë pjesë.

RZ2_5729

4 KËSHILLA PËR SY TË SHËNDETSHËM TË FËMIJËVE
  1. Kufizoni kohën para ekraneve dixhitale
    Kalimi i tepërt I kohës në ekranet dixhitale shfaq rrezikun e miopisë. Tek shikojnë ekranet, fëmijët fokusohen kryesisht afër në vend që të shikojnë në distance të mjaftueshme. Kristalini i syrit duhet të ushtrojë muskujt e syrit duke u  zgjatur. Si rezultat, shikimi në distancë bëhet i paqartë. Miopia e lartë (niveli i rëndë i miopisë, -6 ose më shumë) rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së syrit në një moshë të mëvonshme. Një në tre fëmijë me miopi të rëndë zhvillon një dëmtim serioz të shikimit ose sëmundje të syve më vonë gjatë  jetës së tij. Mund ta kufizoni rrezikun duke zbatuar rregullin e mëposhtëm 20-2-20: pas 20 minutash para ekranit, lëreni fëmijën tuaj të bëjë një pushim 2-minutësh në të cilin shikon diçka të paktën 20 metra larg.
  2. Luaj në natyrë
    Kur fëmijët luajnë jashtë, sytë e tyre alternohen midis objekteve të afërta dhe të largëta, që do të thotë se ata janë vazhdimisht të relaksuar. Rekomandohet që fëmijët të kalojnë jashtë të paktën 2 orë në ditë. Duke përfshirë ecjen, biçikletën për në shkollë dhe lojën jashtë gjatë pushimeve shkollore.

  3. Mbrojtje ndaj rrezeve UV
    Sytë e fëmijëve janë mjaft të ndjeshëm ndaj rrezatimit UV sepse ata përmbajnë më pak pigment se sytë e të rriturve. Rrezet e forta të diellit madje mund të dëmtojnë përgjithmonë sytë e fëmijës tuaj! Prandaj është e rëndësishme të mbrohen sytë e tyre me syze dielli cilësore dhe/ose një kapelë me strehë të gjerë. Një palë syze dielli cilësore kanë lente të kategorisë 3, ofrojnë 100% mbrojtje UV dhe përshtaten mjaft mirë. Përveç kësaj, ato duhet të jenë pa substanca toksike, BPA apo plastifikues të tjerë.

  4. Syze të forta dhe të sigurta
    Fëmijët duhet të jenë në gjendje të luajnë të shkujdesur, me ose pa syze. Zgjidhni syze të qëndrueshme, fleksibël, të përshtatshme për të lodruar, kërcyer, vrapuar dhe dëfryer ose aktivitete sportive për të plotësuar nevojat me syzet e zakonshme. Këto syze mund të marrin disa goditje dhe sërish janë shumë të qëndrueshme.

< Kthehu tek Faqja e blogut