NJERËZIT PAS MARKËS SË SYZEVE MILO&ME
Ky brand i syzeve ka lindur përmes një bashkëpunimi midis dy ekipeve profesionistësh: një ekipi opticienësh gjermanë dhe një ekipi marketues hollandezë. Opticienët sigurojnë një përshtatje perfekte për fëmijët me material të sigurtë dhe ergonomikë. Marketuesit ofrojnë koloret më në modë, anën vizuale, logot dhe materialet e marketingut.
Në Shqipëri Milo&Me përfaqësohet nga ''Optika Luani" me një eksperiencë mbi 10 vjeçare në fushën e optometrisë dhe okulistikës. Pasioni për optikën na ka bërë që të jemi gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve sa më të mira për klientët, sidomos për ata të vegjël ku kujdesi është shumë i veçantë. Syzet Milo & Me kanë karakteristikat më të përsosura sa i takon fleksibilitetit, fortësisë dhe formave. Për më tepër fëmijët ndihen mjaft mirë me to, gati për të luajtur!