CILAT SYZE JANË TË DUHURAT PËR JU?

Which glasses are right for you

GJEJ SKELETIN PERFEKT!

Momenti më i rëndësishëm kur zgjidhni syze të reja është që ato duhet të përshtaten në mënyrë të përsosur dhe t’ju pëlqejnë. Nëse syzet tuaja duken mire tek ju, ju ndiheni të sigurt dhe jeni të lumtur kur i mbani ato. Nuk ka rëndësi nëse zgjidhni syze të rrumbullakëta, jeshile të ndezura ,rozë katrore apo ovale: nëse syzet tuaja ju pëlqejnë, ato janë të duhurat për ju!

Nuk e keni idenë se çfarë ju duket mirë apo dëshironi diçka tjetër për të bërë një ndryshim? Lexoni këshillat tona për koloret dhe format që duken të shkëlqyera në fytyrën tuaj. Argëtohuni duke zgjedhur syzet tuaja perfekte!

ÇFARË TIPI JENI RRETH NGJYRAVE?

Pëlqej ngjyrat e ngrohta

A nxiheni lehtë, nuk digjeni shpejt nga dielli dhe keni një lëkurë me nuance verdhoshe? Kjo do të thotë që ju jeni person tek ngjyrat e ngrohta! Ngjyrat e ngrohta dhe të gjalla në syzet tuaja duken perfekt tek ju, si e kuqja e thellë, kafe, nuancat e ngrohta të blusë, pjeshkë, e gjelbra dhe e gjelbra e errët. Nëse keni një ngjyrë të errët të lëkurës, kornizat metalike ju duken shumë mirë, por edhe ngjyrat e forta të ndezura!

Pëlqeni ngjyrat ‘cool’

Nëse lëkura juaj ka nuanca rozë, të zbehta ose ulliri, atëherë tipi juaj është tek këto ngjyra. Llojet e koloreve “cool “ duken më së miri duke veshur ngjyra të të tilla plot freski, si blu gri, metalike, vjollcë e errët, jeshile gri dhe rozë e e lehtë.

ÇFARË SHKON MË MIRË ME FLOKËT TUAJ?
  • Flokët shumë biondë shkojnë bukur me skeletet në ngjyra të lehta, nuance të grisë, të blusë dhë pastel.
  • Keni flokë të bukur të kuq? Atëherë një skelet ngjyrë jeshile, ose kafe e errët do të ishte kryevepër për ty!
  • Nëse keni flokë të zinj atëherë shko tek koloret që bien në sy, por edhe skeletet me nuanca të zeza ose kafe janë gjithashtu fantastikë!

RZ2_5642

Bardhoshja Jasmijn vërteton që flokëve të verdhë iu shkonë për bukuri një skelet optik në ngjyrë blu në gri të lehtë (modeli Juno ) !

KOMBINIMI PERFEKT SIPAS NGJYRËS SË SYVE

Po kërkoni syze që bien menjëherë në sy?

Zgjidhni një kolor që është e kundërta e ngjyrës së syve tuaj. Për shembull sytë blu shkojnë shumë mirë me një skelet në nuancat e kafes dhe kuqërremtës. Keni sy kafe? Surprizoni veten tuaj me kolorin vjollcë, të kuqe ose blu të ndezur. Kornizat blu, vjollcë dhe të kuqe shkojnë shumë mirë me sytë gri, dhe kornizat me ngjyrë lejla, në të kuqe të thellë ose në kafe të ngrohtë i bëjnë me të vërtetë sytë e gjelbër të dallohen siç e meritojnë.

Preferoni një pamje sa më natyrale?

Për një pamje më të natyrshme, zgjidhni atë skelet që përputhet me ngjyrën e syve tuaj; kjo vlen për të gjitha ngjyrat e syve. Syzet kafe do t'ju japin një pamje natyrale nëse keni sy kafe, dhe syzet në nuancat blu do t'i bëjnë sytë tuaj blu si deti të shkëlqejnë më shumë.

RZ2_3494

Sytë blu dhe syzet blu, si Sam që dëshiron të jetë më I natyrshëm në pamje se sa Alex!

SYZET MË TË MIRA SIPAS TIPAREVE TË FYTYRËS

Tipare të rrumbullakët
Nëse keni tipare të  rrumbullakët të fytyrës, keni një mjekër të butë dhe një kontur flokësh të rrumbullakët,atëherë skeletet  katrore tek ju duken më së miri. Nga ana tjetër, skeletet e rrumbullakëta është më mirë të shmangen.

Tipare katrore
Nëse keni një ballë të gjerë dhe tipare mjaft katrore me mollëza të theksuara, ju rekomandojmë syzet e rrumbullakëta dhe ovale pasi duken shumë mire tek ju! Shmangni skeletet katrore, apo drejtkëndore!

Tipare në formë zemre!
Fëmijët me tipare të tilla kanë një ballë të gjerë dhe një mjekër paksa më të ngushtë. A jeni ky ju? Atëherë skeletet optike të gjerë dhe drejtkëndorë apo format aviator tek ju duken vërtet këndshëm!

Tiparet Ovale
Fëmijët me tipare ovale të fytyrës kanë më tepër mundësi zgjedhjeje pasi çdo formë skeleti tek ta do të rrinte për bukuri.

RZ2_7829

Rosalie me tipare të fytyrës më drejtkëndore, ndaj skeletet Juno do të ishin zgjedhje perfekte për të!

< Kthehu tek Faqja e blogut