Ndërgjegjësimi për mbrojtjen e syve nga rrezet UV
Në sajë të shumë fushatave sensibilizuese dhe informacioneve, si nga dermatologët ashtu edhe nga revistat e ndryshme dedikuar gruas, ne tani aplikojmë krem kundër diellit për veten dhe fëmjët tanë. Ne jemi mjaft të kujdesshëm kur bie fjala tek mbrojtja e lëkurës së fëmijëve nga djegia e diellit, por të njëjtët vogëlushë nuk mund të udhetojnë të sigurt në sediljen e biçikletës pa syze dielli, sepse hunda e fëmijës është e mbrojtur nga kremi i përdorur, por sytë e tyre jo.
Pra, ndonëse përdorimi i kremrave kundër diellit është mjaft i zakonshëm, sytë e fëmijëve gjithashtu duhet të mbrohen po aq mirë nga pasojat e dëmshme të rrezatimit UV. Sytë e dëmtuar nga rrezatimi UV kanë më shumë mundësi në të ardhmen të vuajnë nga sëmundje të syrit si: katarakti, melanoma e syve dhe inflamacionet e ndryshme të kornesë. Pra, tani është koha për të theksuar dobishmërinë e përdorimit të syzeve të diellit për fëmijën/t tuaj!
A e dini nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo jo?
4 x e vërtetë apo jo
E vërtetë apo jo: Sytë e fëmijëve janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj rrezeve UV
E vërtetë!
Rrezatimi UV është më i dëmshëm për sytë e fëmijëve. Irisi i tyre përmban më pak pigment dhe bebëza e tyre është më e madhe. Rrezet e tepërta dhe të forta të diellit madje mund të çojnë në dëmtim të përhershëm të syve tek fëmijët.
Foshnjat në vitin e parë të jetës kanë një lente transparente dhe kjo lejon që 90% e rrezeve UVA dhe 50% e rrezeve UVB të depërtojnë në retinën e tyre. Mbrojtja e vetë trupit zhvillohet me kalimin e viteve dhe vetëm pas moshës 25 vjeçare disa nga këto rreze përthithen nga retina. Përveç kësaj, funksioni kapsitës i syve tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, ende nuk është zhvilluar plotësisht. Kjo do të thotë se refleksi për të mbyllur sytë në kohën e duhur është i dobët.
Kur fëmijët janë ende shumë të vegjël, zakonisht nuk janë të ekspozuar direkt ndaj diellit dhe mbrohen nga një çadër ose mbulesa e karrocës. Por më vonë, sapo të vegjlit të mund të ecin vetë dhe të zbulojnë botën, syzet e duhura të diellit duhet të jenë një domosdoshmëri. Kështu që, ditët e bukura me diell mund të shijohen në rehati nga fëmijët dhe prindërit.
E vërtetë apo jo: Një kapelë për fëmijën e mbron atë mjaftueshëm nga dielli
E pavërtetë!
Një kapelë e bukur kundër diellit normalisht mbron kokën, po ashtu edhe sytë. Por, sa i përket syve, kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë: Rrezatimi i dëmshëm UV ende hyn në sy për shkak të shkëlqimit të tepërt dhe reflektimeve.
E vërtetë apo jo: Sa më të errëta xhamat e syzeve, aq më e lartë mbrojtja ndaj rrezeve UV të diellit
E pavërtetë!
Errësimi i xhamave të syzeve nuk thotë gjithçka për mbrojtjen UV të syzeve të diellit. Në fakt, edhe xhamat transparente mund të ofrojnë 100 % mbrojtje UV. Xhamat super të errëta, por pa mbrojtje UV janë në fakt shumë më të rrezikshme se ato me ngjyrë të lehtë pa mbrojtje UV. Për shkak të syzeve të errëta, bebëza juaj e syrit zmadhohet, duke lejuar edhe më shumë rreze UV të hyjë në bebëzën tuaj. Prandaj, kushtojini vëmëndjen e duhur masës në të cilën syzet mbrojnë nga UV dhe mos u mbështetni në ngjyrën e xhamave të tyre! Tek xhamat ose në kornizën e syzeve zakonisht shënohet mbrojtja UV që ofrojnë. UV400 dhe UV100% do të thotë që syzet e diellit ofrojnë 100% mbrojtje ndaj rrezeve UV të diellit.
E vërtetë apo jo: Sa më e lartë kategoria CE, aq më te mbrojtur janë sytë ndaj rrezeve UV të diellit.
E pavërtetë!
Për të njëjtën arsye që përmendëm lart edhe kjo nuk është e vërtetë. Kategoria CE thekson që produkti syze dielli është sipas rregullave të Bashkimit Evropian. Kategoria pas kësaj tregon se sa dritë absorbohet nga xhamat e syzeve (lentet).
Andaj, kjo tregon shkallën e shkëlqimit dhe jo mbrojtjen nga rrezatimi UV. Kjo vlerë mund të gjendet në bishtat e syzeve. Me kategorinë CE 1, shkalla e absorbimit varion nga 20% në 57%, me kategorinë CE 2 shkalla e absorbimit midis 57% dhe 82%, ndërsa me CE 3 midis 82% dhe 92% dhe syzet me kategorinë 4 thithin deri në 97% të dritës. Kategoria e fundit ofron mbrojtje maksimale kundër verbimit, por është gjithashtu jashtëzakonisht e rrezikshme për t'u mbajtur gjatë shoferimit të makinës! Syzet e kësaj kategorie mund të përdoren në mal ose dhe në det. Por nëse drejtoni automjetin në një tunel, bëni kujdes pasi menjëherë nuk shihni asgjë fare.