Një palë syze dielli perfekte

JA SI T’I GJENI ATO

Perfect sunnies

Si të zgjidhni syzet perfekte të diellit?

A e dini se rrezet UV të diellit janë më të dëmshëm për sytë e fëmijëve, sesa për ato të të rriturve? Lentet tuaja të syrit përmbajnë më pak pigment dhe bebëza juaj është më e madhe. Foshnjat madje kanë një lente transparente dhe kjo lejon që 90% e rrezeve UVA dhe 50% e rrezeve UVB të depërtojnë në retinë. Vetë mbrojtja e trupit zhvillohet me kalimin e viteve dhe pas moshës 25 vjeçare disa nga këto rreze përthithen nga retina!

Siç mund ta dini, rrezet e diellit mund të sjellin dëmtime serioze për sytë. Sytë e dëmtuar nga rrezatimi UV kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundje të syve si katarakti, melanoma e syve dhe inflamacionet e kornesë së syrit.Është momenti i duhur për të marrë një palë syze dielli të këndshme! Por si të zgjidhni syzet e duhura nga të gjitha opsionet e disponueshme kudo?

Këshilla 1. Kontrolloni mbrojtjen ndaj rrezeve UV

Në lente ose në skeletin e  syzeve zakonisht shënohet se çfarë mbrojtje UV ajo ofron. Duhet të shënojë 'UV400' ose 'UV100 %' që do të thotë se syzet e diellit ofrojnë mbrojtje maksimale kundër rrezatimit UV. Vini re se ngjyra ose errësira e lenteve nuk thonë shumë për mbrojtjen UV!

Këshilla 2. Zgjidhni përthithjen e duhur të dritës

Në anën e brëndshme të bishtave të syzes mund të gjeni përthithjen e dritës së syzeve të diellit. Ekziston një shenjë CE e cila pasohet nga një numër (1 është përthithja më e ulët dhe 4 më e larta). Rekomandohet kategoria 3: nuk do të verboheni nga rrezet e diellit por as shumë e errët (veçanërisht e rëndësishme në trafik dhe kur luani sport).

Këshilla 3. Skeleti më i mirë

Syzet tuaja të diellit duhet të qëndrojnë mirë, me pak ose aspak hapësirë midis kornizës dhe fytyrës suaj. Për rehatinë tuaj, zgjidhni një skelet të lehtë i cili është gjithashtu fleksibël dhe i thjeshtë për t'u përshtatur. Por natyrisht: zgjidhni atë që ju pëlqen më tepër, kolorin që ju dëshironi dhe ndjehuni totalisht “cool”!

RZ2_2213 -  Ronald Zijlstra