Gjithçka mbi ngjyrën e syve

All about eye colour

NGJYRA E SYVE DHE GJENETIKA

A do të gëzoheshin prindërit më shumë për sytë blu, jeshil, gri apo kafe? Kur prindërit janë në pritje të fëmijës, atyre u pëlqen të spekulojnë pak ndër të tjera edhe për ngjyrën e syve të bebes. A do t'i keni sytë e errët të mamasë apo blu të ndezura të babait? Kjo pyetje është në fakt shumë më e vështirë për t'iu përgjigjur sesa mendohej më parë. Ngjyra e syve të një fëmije nuk përcaktohet thjesht nga një kombinim i gjeneve dominuese të prindërve ose paraardhësve të tij sepse në fakt, një fëmijë mund të ketë çdo ngjyrë të mundshme, pavarësisht ngjyrës së syve të prindërve të tij!

ÇFARË ËSHTË NGJYRA E SYVE?

Ngjyra e syve (ose, më saktë, ngjyra e irisit) përcaktohet nga sasia e pigmentit ( melanina) në iris. Ekzistojnë dy lloje të melaninës që përcaktojnë ngjyrën tuaj të syve: eumelanin dhe feomelanin. Këto pigmente përcaktojnë gjithashtu ngjyrën e lëkurës dhe flokëve. Eumelanin që është një pigment kafe- i zi, përgjegjës për flokët ngjyrë kafe dhe të zinj; pheomelanina është një pigment i kuq dhe është dominues në flokët e kuq dhe bjond.

RZ2_5612

Tek Iris pheomelanina është dominuese për ngjyrën e saj të syve.  

GJENETIKA E NGJYRËS SË SYVE

Sa i përket gjenetikës tek ngjyra e syve ajo është mjaft komplekse dhe nuk mund të përcaktohet thjesht në bazë të trashëgimisë. Është e vërtetë se ka dy gjene që janë kryesisht përgjegjës për ndryshimin midis syve blu dhe kafe. Gjeni OCA2 është 75% përgjegjës për ndryshimin midis syve blu dhe atyre kafe, ndërsa gjeni HERC2 kontrollon sasinë e melaninës të krijuar nga gjeni OCA2. Sasia e melaninës në iris e kombinuar me shpërndarjen e dritës në fund të fundit përcakton ngjyrën e syve.

Prandaj, ngjyra e syçkave të një fëmije do të mbetet një surprizë deri në tre vjet pas lindjes! Tek e fundit duhen rreth tre vjet që sytë të marrin ngjyrën e tyre të përhershme (dhe ndryshime të vogla mund të ndodhin edhe pas kësaj moshe).

I DINI TASHMË KËTO FAKTE INTERESANTE RRETH NGJYRËS SË SYVE?
  1. Nuk ka pigmente jeshile ose blu në irisin e njeriut ose lëngun okular (siç u shpjegua më lart, ngjyra përcaktohet vetëm nga pigmentet e melaninës). Sytë blu dhe jeshilë janë rezultat i shpërndarjes së dritës në pjesën e përparme të irisit. Prandaj, ngjyra e syve përcaktohet nga drita, veçanërisht në sytë me nivele të ulëta pigmentimi.
  2. Rrezet e diellit mund të ndryshojnë ngjyrën e syve, ashtu si lëkura. Sytë në ngjyrë të çelët bëhen më të errët ose zhvillojnë nuanca kafe nën ndikimin e dritës së diellit. Në periudhat kur ka më pak rreze dielli, si për shembull gjatë dimrit, sytë rifitojnë ngjyrën e tyre normale.

  3. Ngjyra jeshile ndeshet më rrallë tek sytë dhe mbizotëron kryesisht tek njerëzit në Lindjen e Mesme, Arabi Saudite, Iran, Turqi, Pakistan, Indi.

  4. Sipas një studimi danez sytë në ngjyrë blu janë zhvilluar nga një mutacion genesh të ndodhur rreth 6000-10000 vjet më parë në verilindje të Detit të Zi. Kjo mund të nënkuptojë që njerëzit me sy blu kanë prejardhje të njëjtë.

  5. Sytë e çelët janë më të pambrojtur ndaj dritës së diellit sesa sytë e errët. Sytë blu, gri e hapur dhe jeshile thithin më shumë rrezet e diellit përmes irisit, gjë që stimulon më pas qelizat nervore. Kjo është arsyeja pse njerëzit me sy të çelur janë më të ndjeshëm ndaj dritës së shndritshme sesa ata me sy më të errët.

< Kthehu tek Faqja e blogut